Prishtinë, 21 shkurt 2014
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava  priti sot ambasadorin jorezident të  Suedisë në Kosovë,  Mats Staffansson i cili shoqërohej nga i ngarkuari me punë në Ambasadën  suedeze në Prishtinë, Henrik Nilsson.

Myftiu fillimisht u shprehu mirëseardhje në selinë e Bashkësisë Islame si dhe  falënderoi ambasadorin për vizitën.
“Më lejoni që  në emër të BIK dhe besimtarëve të Kosovës edhe njëherë të falënderoj shtetin dhe popullin  suedez për ndihmën e mbështetjen që i keni dhënë  në vazhdimësi Kosovës. Ne do jemi mirënjohës gjithmonë për ndihmën tuaj”- tha, përveç tjerash, Myftiu Tërnava.
Myftiu, po ashtu, e njohu ambasadorin suedez  edhe me rrjedhat e zhvillimet për  jetën fetare në vend, si dhe  me sfidat që ballafaqohet BIK.
Ambsadori Staffansson, falënderoi myftiun për mikpritjen dhe për angazhimin e tij personal dhe kontributin e BIK për bashkëjetesën, tolerancën dhe kultivimin e dialogut mes komuniteteve për një jetë sa më të mirë të të gjithë besimtarëve në vend pa dallim etnie a besimi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…