Me 27.02.2014 e enjte ora 13:00 Departamenti i Gruas i Bashkësisë Islame të Kosovës filloi ciklin e ligjëratave nëpër xhamitë e Prishtinës.Fillimisht do të mbahen vetëm në disa xhami pastaj do të përfshihen edhe xhamit tjera.
Tek xhamia e Emshirit ligjëroi Mr.Vaxhide Bunjaku Podvorica temën”Njëshmëria e Allahut”  ajo ndër të tjerash foli për njëshmërin e Allahut dhe se çfarë rëndësie ka kjo temë në jetën e njeriut.Gjithashtu ajo ju tregoj të pranishmeve se si të ngulitet tevhidi (njëshmëria )  në zemrat tona.

Një ndër  xhamit ishte edhe ajo në lagjen Vranjevc xhamia “M.Sherif ef.Ahmeti” ku ligjëruesja  Aishe Gashi ligjëroi  temën “Adhurimi”. Ligjeruesja nisi temën duke e spjeguar kuptimin e konceptit të adhurimit në Islam, vlerën e tij, rëndësinë që e ka në jetën e çdo personi duket e arguemtuar me shembuj nga jeta e selefeve , nevojën që e ndien brendësia jonë për ibadet si dhe në fund ceki disa nga kushtet që duhet ti përmbushë  besimtari gjatë kryerjes se çdo vepre nëse deshiron të ju njihet të Zoti i botërave  si adhurim.
Ndërsa në xhamin ‘’Ebu Beker  es-Siddik’’- bregu i diellit, u mbajt ligjërat me temen ‘’Namazi dhe rëndësia e tij’’ të cilën e ligjëroi Bardha Kqiku. Rëndësia e temës ishte e madhe pasi namazi dhe praktikimi i tij është çështje bazike në jetën e besimtari/t-es. Për  rëndësin  e namzit Pejgamberi a.s ka porositur shumë deri në frymën e fundit, ai na e ka bërë të qartë këtë në shumë hadithe, por përveç tjerash obligueshmëria e namazit u bë në qiellë,në natën e Isras dhe Miraxhit.

Ndërsa temën : “Ndalimi nga e keqja dhe urdhërimi për të mirë”e ligjëroi teologe Fitore Dërvishi në Xhamin “Jusuf Qelebi, tema e shtjelluar nga ligjëruesja zgjoi mjaft interesim te të pranishmet.
Prej obligimeve thelbësore të islamit është  obligimi në të urdhëruarit në të mirë dhe ndalimin nga e keqja e që është një nga dy elementet kryesore të këtij ummeti.

Dhe në Xhamin Sylejman Mustafa  po të njëjten ditë u mbajt  ligjerata tjetër nga teologe  Sala Mehmeti
Me temën “Si të përballemi me problemete tona të përditshme”.
Ligjërata  u  ndoq me  interesim të  veçant pasi vetë tema kishte të bëjë me përditshmërin e jetës sonë,ku padyshim se mënyra më e mirë për tu ballafaquar me këto probleme është ndjekja e sunetit të Dërguarit të Allahut a.s i cili është shëmbëlltyrë për secilin nga ne.Një nga pikat kryesore të ballafaqimit të problemeve është durimi, e që është çelsi i çdo të mire.
Pas çdo ligjërate të mbajtur ligjërueset e lartëpërmendura shtruan disa pytje në fund ku për secilen përgjigje ndan nga një dhurat modeste.
Ligjëratat do të jenë të vazhdueshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …