Prishtinë, 17.11.2014
Në qytetin e shenjtë të Mekës, po mbahen Garat Ndërkombëtare Kur’anore, të cilat kanë filluar me datën 15 nëntor 2014,dhe që do të përfundojnë më 19 nëntor.
Garat Ndërkombëtare Kur’anore, organizohen për çdo vit nga Ministria për Çështje Fetare e Arabisë Saudite, nën patronatin e Mbretit të Arabisë Saudite, Kujdestarit të dy Xhamive të Shenjta, Abdullah bin Abdul Aziz Al Saud, dhe këtë vit mbahet edicioni i 36-të i tyre.

Të gjithë pjesmarrësit e këtyre garave ndërkombëtare të memorizimit të Kur’anit, recitimit dhe interpretimit të tij, janë të lirë të zgjedhin njërën prej katër kategorive në vijim:
1. Mësimin përmendësh të Kur’anit me performancë të mirë dhe shqiptim të drejtë (texhvid), si dhe interpretim të termave Kur’anore;
2.  Mësimin përmendësh të Kur’anit me performancë të mirë dhe shqiptim të drejtë (texhvid);
3. Mësimin përmendësh të 15 xhuz’ave të njëpasnjëshëm nga Kur’anit me performancë të mirë dhe shqiptim të drejtë (texhvid);
4. Mësimin përmendësh të 5 xhuz’ave të njëpasnjëshëm nga Kur’anit me performancë të mirë dhe shqiptim të drejtë (texhvid);

Kategoria e fundit vlen vetëm për pjesmarrësit nga vendet jo arabe.

Nga 59 vende të botës, në Garat Ndërkombëtare Kur’anore të 36-ta në Arabinë Saudite, po marrin pjesë gjithsej 138 përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Studenti Egzon Ibrahimi nga qyteti i Ferizajt, dhe nxënësi i Medresesë Alaudin në Prishtinë, Besir Musliu, poashtu nga Ferizaji, po e përfaqësojnë Republikën e Kosovës në këto gara, me dinjitet të plotë. Ata ishin të përzgjedhurit e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në mesin e dhjetëra të tjerëve.

Garat Kur’anore konsiderohen si një ngjarje ndërkombëtare me peshë, që mbahen çdo vit në sallat e mëdha të xhamisë së shenjtë – Qabesë (Mesxhid El-Harem) në Mekë, dhe janë vlerësuar shumë nga qarqet shkencore, institucionet dhe aktivistët në fushat Kur’anore nga e tërë bota.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…