Departamenti i të Rinjve i BIK-ut ishte pjesëmarrës në seminarin dyditor të mbajtur në Prizren  (15-16 nëntor 2014) të organizuar nga Organizata Gjermane: Konrad Adenauer Stiftung  me temë: “Marrëdëniet mes komuniteteve fetare dhe shtetit”. Të rinjët dhe religjioni në shoqëritë moderne shumë-fetare.
Hapja e këtij seminari u bë me një fjalë rasti nga  përfaqësuesja e organizatës “Konrad Adenauer” për Kosovë, Anja Czymmeck e cila falenderoj të pranishmit dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare për bashkpunimin dhe kontributin e tyre për tolerancën fetare në Kosovë.

Në ceremonin e hapjes, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, një fjalim pati Mr.Vedat Sahiti-këshillëtarë i Myftiut të Kosovës, i cili më pastaj mbajti edhe një ligjëratë rreth temës “Pluralizmi fetar dhe sfidat e tij në një shoqëri moderne, si duhet të bashkëpunoj religjioni me realitetin e ri”
Në këtë seminar ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e kishës katolike dhe të organizatës Interfaith Kosovo: Don Alfred Sokoli dha Jak Gjoni, të cilët po ashtu u paraqitën me fjalët dhe ligjëratat e tyre rreth temës së lartpërmendur.
Në këtë seminar, përvec përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe të ftuarve të tjerë, ishin prezent edhe grupet e të rinjve nga tri komunitetet fetare, të cilët përgjatë dy ditëve punuan në grupe duke dialoguar në mes vete dhe duke trajtuar tema të ndryshme si: Rëndësia e tolerancës fetare në Kosovë , Si të jetojmë së bashku, Roli i mediave në aspektin e religjioneve etj.
Ndër temat kryesore që u diskutuan në këtë seminar ishte: “Fetë dhe Toleranca”.
Departamanti i të Rinjve i BIK-ut ishte pjesëmarrës në këtë seminar me një grup studentësh nga Fakulteti i studimeve Islame në Prishtinë.
Në kuadër të këtij seminari u bën edhe vizita objekteve fetare në Prizren: Xhamisë Bajrakli, kishës ortodokse serbe dhe kishës katolike. Gjatë vizitës së Xhamisë Bajrakli, një ligjërat për të pranishmit mbajti kryeimami i këshillit të bashkësisë Islame të Prizrenit Ali ef. Veza. Z.Veza foli për historikun e Xhamisë Bajrakli dhe po ashtu u kujdes për përgjigjje në pyetjet e të pranishmëve.{gallery}smnrpz{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…