Prishtinë, 20 nëntor 2014
Me ftesë të zëvendëskryeministrit të Kuvajtit, Muhamed Haled al-Sabah,  Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqeruar nga kryetari i Kuvendit të BIK, Mr. Ajni Sinani dhe ndihmës shef kabineti, Mr. Besim Mehmeti po qëndron per në vizitë pune në Kuvajt.

Delegacionin e BIK në Aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit priti zv. Ministri, Adil Falah dhe zv. Ministri i dytë, Halif Athineh.
Së pari, Myftiu  Tërnava vizitoi kompleksin qeveritar të Kuvajtit ku gjenden të gjitha ministritë e Qeverisë së Kuvajti. Myftiu fillimisht  zhvilloi një takim në Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Islame me zëvendësministrin e Vakëfit, Adil Falah, të cilin Myftiu e njohu  me veprimtarinë e Bashkësisë Islame e posaçërisht u ndal tek gjendja e vakëfeve në Kosovë, ku theksin e vuri tek uzurpimeve e tjetërsimeve që u janë është bërë vakëfeve nga ish –sistemet dhe regjimet që sunduan Kosovën.
Myftiu gjithashtu e njohu zëvendësministrin e vakëfeve edhe me arritje që janë bërë në këtë fushë që nga përfundimi i luftës e këndej.
Zëvendësministri i Vakëfeve të Kuvajtit dhe Myftiu i Kosovës u dakorduan që në të ardhmen të shihet mundësi për  krijimin e vakëfeve të reja  si burim i përhershëm për mbarëvajtjen e institucioneve fetare.
Nikoqiri shprehu admirimin e Ministrisë se tij për angazhimet e BIK në promovimin e frymës së tolerancës dhe bashkëjetesë në Kosove duke theksuar se Kosova është shembull për  këto virtytet të kultivuar tash e sa dekada.. Ai gjithashtu e përgëzoi Myftiun Tërnava për përzgjedhjen e tij si anëtar i delegacionit cili zhvilloi takime në Forumin e Tretë të dialogut ndërfetar cili i mbajt në Selinë e Papes në Vatikan.
Po ashtu zëvendësministri, Adil Falah në shenjë respekti shtroi drekë në Hoteli “SHERATON” ku ishin të ftuar zyrtarët e lartë të Ministrisë.
Delegacioni i BIK zhvilloi takime edhe me Dr. Abdul Muhsin al-Kharafi, sekretari gjeneral te Vakëfeve në Kuvajt, gjithashtu edhe ne Bejt Zekat ( Shtëpinë Zekati) ku u diskutuan fushat e bashkëpunimit me këto dy institucione të rëndësishme të Kuvajtit me qëllim të zhvillimit të infrastrukturës së BIK.{gallery}vzkwt{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …