Prishtinë, 5 Korrik 2016

Për nder të ftesës së Fitër Bajramit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, shtroi darkë, ku morën pjesë përfaqësues nga Bashkësisë Islame e Kosovës, në krye me myftiun Naim ef. Tërnava, si dhe përfaqësues nga bashkësitë të tjera fetare në Kosovë, pastaj përfaqësues të institucioneve shtetërore, shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve etj.

Kryetari Veseli, duke marrë fjalën, tha se qëllimi i kësaj darke modeste është përcjellja e mesazhit se Kosova është vend i tolerancës, se brenda Kosovës të gjitha besimet fetare bashkëjetojnë në mënyrën më të mirë. “Kjo është Kosova jonë, e cila respekton të gjitha besimet fetare. Populli i Kosovës është krenar për besimet e tij, duke i respektuar dhe kultivuar ato”, tha ai. Veseli kërkoi nga udhëheqësit fetarë që të vazhdojnë të përçojnë mesazhin e besimit te Zoti, mesazhin e respektit e të dashurisë ndaj njëri-tjetrit, në veçanti ndaj vendit tonë. “Ne jemi krenarë se asnjëherë nuk kemi lejuar që feja të keqpërdoret për qëllime johumane. Adhurimi për Zotin dhe respekti për njeriun janë të pandashëm. Ne si popull asnjëherë nuk e kemi ndarë fenë nga përkushtimi atdhetar. Sot, kur ne jemi të lirë, kemi obligim që për hir të të gjithë atyre
 që dhanë jetën dhe sakrifikuan për këtë ditë, dhe për hir të gjeneratave pas nesh, të jemi të bashkuar në ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit tonë”, theksoi ai. Kryetari i Kuvendit më tej tha se qytetarët e vendit tonë kanë nevojë të kenë një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme, në mënyrë që fëmijët e tyre të kenë perspektivë edhe më të mirë në Kosovën e tyre të dashur. Një fjalë rasti mbajti edhe Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili falënderoi kryetarin Veseli për këtë darkë, duke uruar të gjithë qytetarët për mirëqenie, shëndet e begati dhe lumturi, si dhe e luti Zotin që agjërimin e ibadetet që i kemi bërë gjatë muajit Ramazan të na i pranojë Pranuesi i lutjeve!{gallery}ftrbjrm16darka{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…