Me rastin e festës së Fitër Bajramit Myftiun e Kosovës e vizituan udhëheqësit më të lartë të institucioneve dhe partive politike Krahas urimeve të shumta që ka pranuar myftiu Tërnava nga personalitetet më të larta të vendit, në shenjë respekti dhe me rastin e kësaj feste, si tradicionalisht myftiu Tërnava organizoi pritje përurimi, me ç’rast për ta uruar erdhën edhe personalitetet më të larta të jetës institucionale e politike të vendit: Nga institucionet:Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, kryeparlamentar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, Oda e Avokatëve të Kosovës, Kuvendi i të Rinjve të Kosovës. Nga partitë politike: Ismet Beqiri nga LDK, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, Famir Limaj, kryetar i Nisma për Kosovën, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Ferid Agani, kryetar i PD-së, kryetari i AKR-së, Bexhet Pacolli, Gëzim Kelmendi nga partia “Fjala”, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.Përfaqësues nga familja Pacolli, në krye me Afrim Pacollin, si dhe shumë personalitete të tjera të jetës politike, kulturore e fetare të Republikës së Kosovës. {gallery}ftrbjrm16prtj{/gallery}{gallery}ftrbjrm16prtj{/gallery}