Prishtinë, 7 korrik 2016
Me rekomandim të myftiut Tërnava, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, në ligjëratën e xhumasë (hytbe), më (08.07.2016),  disa çaste iu kushtuan regjistrimit të popullatës shqiptare në diasporë, e që arrijnë në Kosovë për pushimet verore. 

Ky rekomandim vjen pas takimit të myftiut Tërnava me ministrin e Diasporës së Qeverisë së Kosovës, z. Valon Muratin. “

Ju jeni në dijeni se nga regjistrimi i fundit ka dalë se numri i qytetarëve të Kosovës nuk e ka arritur shifrën 2 milion. Kjo si shkak edhe i neglizhencës së regjistrimit nga ana e vetë popullatës shqiptare, sidomos atyre në diasporë. ”


Më poshtë po ju sjellim edhe një tekst, si pikë referuese për apelin me të cilin imamët iu drejtuan xhematit në komunat e tyre. 


Ministria e Diasporës edhe sivjet vazhdon me projektin e regjistrimit të diasporës sonë. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për shtetin e Kosovës dhe diasporën tonë, sepse përmes bazës së të dhënave të krijuar nga regjistrimi institucionet e vendit do të kenë informata më të sakta lidhur me numrin e bashkatdhetarëve tanë, profesionet e tyre, dhe të ngjashme, e në këtë mënyrë do të mund të hartojnë politika më të mira karshi diasporës. Kështu do të mund të identifikohet potenciali ynë jashtë vendit, dhe do të mund të rritet bashkëpunimi me interes reciprok në fusha të ndryshme. Për regjistrimin e bashkatdhetarëve kërkohen vetëm informata bazike, e të cilat do të mbeten konfidenciale dhe do të jenë vetëm në shërbim të shtetit.

 Ashtu sikur vitin e kaluar, edhe sivjet zyrtarët e Ministrisë së Diasporës, të cilët do të merren me regjistrim, do të jenë të vendosur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, nëpër sheshet e qyteteve dhe objektet komunale. Gjithashtu, regjistrimi mund të bëhet edhe online.

 I ftojmë të gjithë bashkatdhetarët që t’i përgjigjen kësaj thirrjeje dhe të regjistrohen. Gjithashtu, ju bëjmë thirrje gjithë juve, që t’i motivoni të afërmit tuaj në diasporë për t’iu përgjigjur këtij procesi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…