Prishtinë, 14 nëntor 2014
Në Vatikan nga 11-13 nëntor është mbajtur forumi i tretë Katoliko – Mysliman në të cilin është debatuar për temën “Të punojmë së bashku për tu shërbyer të tjerëve”, ku në seanca të ndara u trajtuan këto çështje : Të punojmë së bashku për  t’i shërbyer Rinisë; II. Të punojmë së bashku që t’i shërbejmë rritjes se dialogut ndërfetar; III. Të punojmë së bashku  që t’i shërbejmë shoqërisë. Përfaqësuesit e dy feve në fund  të Forumit miratuan këtë,

Deklarata përfundimtare
Forumi Katoliko – Mysliman mbajti seminarin e tretë në Romë nga data 11 e hënë  – 13 e enjte, nëntor 2014.
Tema kryesore e këtij seminari qe “Të punojmë së bashku për t’i shërbyer të tjerëve” .
Janë diskutuar tri çështje në veçanti nga të dyja palët: Të punojmë së bashku që t’i shërbejmë të rinjve; Rritja e dialogut ndërfetarë, dhe Shërbimi i shoqërisë.
Delegacioni Katolik është udhëhequr nga Shkëlqesia e tij Kardinali Jean-Louis Tauran – president i PCID (Pontifical Council for Interrelgious Dialogue – Këshilli papnor për dialog ndërfetar), i përbërë nga:
Rev. Miguel Angel Ayuso Guixot – M.C.C.I sekretar i PCID
Mons. Khaled Akasheh – shef i Byrosë për Islam 
H.E. Mons. Ilario Antoniazzi – kryepeshkop i Tunizisë – Tunizi
Revd. Michael Weninger  – PCID, Islami në Evropë, Azi Qendrore dhe Amerikë Jugore.
Prof. Vincenzo Buonomo – drejtor, Dega e Jurisprudencës, Pontifical Lateran University, Romë – Itali.
Prof. Paolo Carozza, Drejtor, Kellog Institute for International Studies, Universiteti i Notre Dame, ShBA.
Rev. Dr. Damian Howard – S.J., Heythrop College, Universiteti i Londrës, Britani.
Shkëlqesia e saj, Zonja Pascala Warda – ish-Ministre e Emigracionit dhe të Zhvendosurve, Irak.
Ekselenca e saj, Zonja Anne Leahy, Ambasadore nderi e Kanadasë në Selinë e Shenjt, zv. Profesoreshe në Universitetin McGill, Montreal Kanada.
Dr. A. Tom Adaba – Abuja, Nigeri.
Mr. Asset Shutenov – Almaty, Kazakistan 
Shkëlqesia e tij Princi Ghazi bin Muhammad nga Jordani, koordinator i palës Myslimane, nuk ka mundur të jetë i pranishëm për shkaqe shëndetësore. Pjesëmarrësit i dërguan atij mesazhe duke shprehur dëshirat më të mira. Përfaqësuesit Mysliman janë udhëhequr nga Shkëlqesia e tij Prof. Seyyed Hossein Nasr – profesor i Studimeve Islame në Universitetin George Washington, Washington D.C., SH.B.A, dhe ishte i përberë nga:
Prof. S. Abdallah Scheifer, studiues i lartë i Royal Aal al-Bayt i mendimit Islam dhe Kryeredaktor i Muslim 500.
Shkëlqesia e tij Prof. Muhammad Hashim Kamali – themelues dhe CEO, International Institute of Advanced Islamic Studies – (Instituti Ndërkombëtar për Studime Islame të avancuara) IAIS, Malajzi.
Shkëlqesia e tij, Prof. Mustafa Cherif – Filozof dhe ish-Ministër i Arsimit të Lartë të Algjerisë.
Shkëlqesia e tij, Prof. Mustafa Ceriç – ish – Reis i Bosnjës dhe Hercegovinës
Shkëlqesia e tij, Din Syamsuddin – President i Muhammadiya dhe Kryetar i Përgjithshëm i Këshillit Indonezian të Ulemave (Dijetareve).
Prof. Abdul Hakim Murad Winter – ligjërues në Universitetin për Studime Islame, Fakulteti Teologjik, Universiteti i Kembrixhit.
Shkëlqesia e tij, Mr. Naim Ternava – Myfti i Kosovës.
Shkëlqesia e tij, Prof. Aref Ali Nayed – themelues dhe Drejtor i Kalam Research and Media, EBA.
Prof. Ingrid Mattson, Huron University College – Universiteti i Western Ontario, Kanada.
Shkëlqesia e tij, Mr. Omar Abboud – Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për dialog ndërfetar, Buenos Aires, Argjentinë.
Imam Yahya Sergio Yahe Pallavicini – nënkryetar i Komunitetit Fetar Islam (COREIS), Itali.
 
Delegatët përmenden shume shembuj anë e mbanë botes të bashkëpunimit Katoliko-Mysliman në edukim, humanitet dhe në ndihma humanitare. Pas prezantimit të punimeve dhe diskutimeve që pasuan me një atmosferë vëllazërore, pjesëmarrësit u pajtuan në pikat si vijon:
            1. Delegatët pranuan se takimi i tyre u bë në një kohë kur në botë ekzistojnë konflikte dhe tensione të larta, duke nënvizuar rëndësinë vitale për të rritur shërbimet dhe bashkëpunimin e dyanshëm. Në këtë kontekst, delegatët njëzëri dënuan aktet e terrorizmit, shtypjes, dhunës kundër personave të pafajshëm, persekutimit, përdhosjen e vendeve të shenjta, dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore. Kurrë nuk është e pranuar që të përdoret feja për t’i arsyetuar këto vepra apo të krahasohen këto punë me fenë.
            2. Edukimi i rinisë, qoftë ai në familje, shkollë, universitet, Kishë apo Xhami, është shumë i rëndësishëm për të promovuar një identitet të pastër që ndërton respekt për të tjerët. Në përfundim, planprogrameve shkollore dhe librat shkollor duhet të paraqesin një imazh objektiv dhe respekt për të tjerët.
            3. Pjesëmarrësit konfirmuan rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturorë për të thelluar mirëkuptimin. Kjo kërkohet për të tejkaluar paragjykimet, dyshimet,  përgjithësimet joadekuate, si dhe çdo gjë që dëmton marrëdhëniet paqësore që të gjithë ne synojmë.
            4. Është ndier që dialogu duhet të shpie në vepra, në veçanti te të rinjtë. Pjesëmarrësit inkurajuan Krishterët dhe Myslimanët që t’i shumëfishojnë përpjekjet për bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta për të mirën e përgjithshme.
Të mërkurën, më datë 12 nëntor,  shenjtëria e tij Papa Françeski mbajti një fjalim, në të cilin ai i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, duke i inkurajuar që të vazhdojnë rrugën e dialogut Krishtero-Mysliman, dhe ishte i lumtur të dëgjoj përkushtimin e tyre të sinqertë dhe interesimin për shërbim ndaj shoqërisë.
Së fundi, delegatët shprehen kënaqësinë për punën e frytshme, duke shpresuar për takimin e radhës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…