Prishtinë 08.01.2015

Nga : Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës

Për: Ambasadën e Republikës së Francës në Prishtinë

Lënda: TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara znj. Ambasador Daviet
Me lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Juve znj ambasadore, familjarëve të viktimave dhe mbarë popullit mik të Francës t’ju ngushëlloj e të ndaj dhimbjen bashkë me ju me rastin e vrasjes së punonjësve në zyrat e revistës “Charlie Hebdo”  të Parisit nga sulmi i djeshëm terrorist.

Bashkësia Islame e Kosovës dënon ashpër këtë akt terrorist kundër qytetarëve të pafajshëm .
Vlerat njerëzore në përgjithësi, toleranca e bashkëjetesa mes të ndryshmëve në origjinë, bindje apo dhe përkatësi fetare dhe liria e fjalës në veçanti, janë institucione të cilat qëndrojnë në themel të së sotmes dhe të ardhmes se përbashkët evropiane.

Me respekt,
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …