Kuvendi i Bashkësisë Islame miratoi buxhetin e Kryesisë për vitin 2015 Prishtinë, 23 dhjetor 2014,Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot të Kryesuar nga kryetari i Kuvendit të BIK, Mr. Ajni Sinani, pas shqyrtimit miratoi Buxhetin e kryesisë së BIK për vitin 2015.Në mbledhje qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë së BIK, drejtoret e drejtorive dhe bashkëpunëtorët e tij.Buxheti si projekt është miratuar nga Kryesia e BIK më 6 dhjetor 2014, e cila ia procedoj për miratim Kuvendit të BIK.