Të mërkurën, më 07.01.2015, në Institutin e Hifzit “Medreseja e Madhe” në Gjakovë, ka përfunduar hifzin e Kur’anit Famëlartë, nxënësi Albion (Naim) Çerkini, nga fshati Zaskok, Komuna e Ferizajt, pranë Hfz. Jashar ef.Ibrahimit dhe Hfz. Safet ef.Hoxhës.

Në këtë solemnitet të veçantë dhe madhështor, përveç prindërve dhe familjarëve të tjerë, nxënësve, personelit mësimor të Institutit të Hifzit “Medreseja e Madhe” me në krye koordinatorin Genqer ef.Dirvarin, të pranishëm ishin edhe Myftiu i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Mr. Naim ef. Ternava, në shoqëri me këshilltarin e tij, Vedat ef. Sahitin, drejtorin për Shtyp dhe Informim, Ahmet ef. Sadriun, drejtori i Medresesë së Mesme “Alauddin“ në Prishtinë, Bahri ef.Simnicën, kryetari i KBI-së së Ferizajt, Fehmi ef. Mehmetin me bashkëpunëtorë, drejtori i shoqatës “Istambull“, dega në Prizren, Hfz. Ismail ef. Selimi, kryetari i KBI-së së Gjakovës, Ahmet ef. Hoxha, kryeimami Visar ef. Koshi dhe sekretari Esat ef. Rexha.
Hapjen e tubimit e bëri kryetari i KBI-së së Gjakovës, Ahmet ef. Hoxha, i cili pas falënderimit të Allahut xh. sh., dhe dërgimit të përshëndetjeve mbi Muhamdin s.a.v.s., përshëndeti Myftiun Tërnava dhe të pranishmit tjerë, personelin e Institutit të Hifzit, e në veçanti hafizin e ri, të cilit i dëshiroi sukses në punën e mëtejme. Më pas kryetari Hoxha ftoi njërin nga nxënësi e Institutit të hifzit, Yvjes Haxhiun nga fshati Restelicë, për të lexuar një pjesë nga Kur’ani.
Pas përfundimit të pjesës kur’anopre, fjalën e mori Myftiu Tërnava, i cili ndër të tjera tha: “Jemi këtu si pjesë e solemnitetit me rastin e përfundimit të hifzit nga hafizi i ri. Me të vërtetë e ndiej veten shumë të gëzuar që gjendem në mesin tuaj, dhe në mesin e nxënësve që po mësojnë hifzin e Kur’anit. Nuk ka dyshim që ky është një shembull konkret edhe për nxënësit tjerë, se si duhet të jenë shembull i misionit të shenjtë Islam, ashtu si na ka porositur Pejgamberi ynë i dashur, Muhamedi .s.a.v.s.: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve.” Alluhut i mbështetemi, prej Tij ndihmë dhe udhëzim kërkojmë, që të na mundësojë të jemi prej atyre besimtarëve që e lexojnë Kur’ranin, e mësojnë atë dhe me të gjykojnë. Është edhe një e veçantë e këtij solemniteti, që po përkon pikërisht në muajin Rebbiul evvel, muaji në të cilin ka lindur Muhamedi s.a.v.s. Gjithherë, në çdo moment, do të jem i gatshëm t’i përgjigjem thirrjes tuaj, që të marr pjesë në raste të tilla”, ka thënë Myftiu Mr. Naim ef. Tërnava.
Në përmbyllje të këtij takimi u ftua hafizi i ri që të recitojë pjesë nga Kur’ani. Ndërsa duanë e bëri Mulla Adem ef. Hoxha nga Ferizaj.
Në fund, për të pranishmit familja e hafizit të ri kishte organizuar një drekë në restorantin “Hani i vjetër”.
Duhet theksuar se Albion Çerkini jo vetëm se ka treguar sukses në mësimin e hifzit të Kur’anit, por është nxënës i dalluar edhe në mësimet e shkollës fillore të klasës së nëntë.

Përgatiti: Esat ef.Rexha

{gallery}hfzri{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Carolina Ziadeh

Prishtinë, më 9 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…