Prishtinë, 31 maj 2016
Myftiu  i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në një takim ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, e znj. Anne Huhtamäki, si dhe mysafirin  nga Finlanda, z. Pekka Metso-ambasador koordinues për procesin dialogues ndërkulturor dhe ndërfetar njëherazi do të jetë folës në  Konferencën  për Dialogut Ndërfetar, që do të fillojë sot në  Prishtinë.

Myftiu Tërnava, pasi u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, të njëjtët i informoi me historikun e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe me aktivitetin që  BIK-u zhvillon në  shkallë vendi. Ai po ashtu theksoi se Kosova ka një harmoni fetare dhe është një shoqëri tolerante, ku secili manifeston besimin e vet lirshëm, dhe këtë kulturë bashkëpunimi  institucioni i BIK-ut  do ta vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e saj ambasadorja e Republikës së Finlandës në Kosovë, znj. Anne Huhtamäki, falënderoi myftiun Tërnava  për pritjen, dhe  vlerësoi e çmoi  kontributin që po jep BIK-u  rreth tolerancës dhe dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…