Të hënën në Stamboll përfundoi punimet Kongresit Botëror për Unifikimit e Kalendarit Islam – Hixhri, ku morën pjesë mbi 50 përfaqësues nga shtete të ndryshme dhe nga të katër anët e botës.
Nga Kosova në këtë Kongrese mori pjesë sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul ef. Rexhepi, i cili njëherësh është edhe kryeredaktor i Takvimit, i shoqëruar nga këshilltari i myftiut Tërnava, Vedat ef. Sahiti.

Në deklaratën përmbyllëse të kongresit është potencuar domosdoshmëria e unifikimit të kalendarit islam për të gjitha shtetet. Ky konkludim për miratim do t’i përcillet edhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.
Komisioni i eksperteve së shpejti do të përgatitë dhe do të botojë kalendarin islam hixhrij për 10 vitet e ardhshme, i cili nga ana e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë-DIJANET-it do të shpërndahet në të gjitha shtetet e botës. Të gjithë pjesëmarrësit në mënyrë unanime u shprehën se do ta përkrahin e mbështesin grupit e ekspertëve.[layerslider id=”8″]

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim kryetarin e Xhamisë Shqiptare në Neumarkt të Gjermanisë, z. Naser Gashin

Prishtinë, më 19 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…