Prishtinë, 19 shtator 2009

Të nderuar vëllezër e motra besimtarë!
Nesër është dita e Fitër – Bajramit, ndaj më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të  gjitha institucioneve të saja dhe në emrin tim personal juve vëllezër besimtar tua uroj festën e Fitër-Bajramit, i cili vjen si rezultat i agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Ne jemi krijesa të ngarkuara me obligime e detyra për t’i zbatuar në tokë urdhrat e Allahut dhe për të vënë në veprim vullnetin e Tij. I kemi dhënë lamtumirën Muajit të Bekuar të Ramazanit ku u derdh me shumicë mëshira hyjnore, kur nuk u kursye ndihma dhe favori hyjnorë. Ishte obligim mbi të cilin duhej të qëndrohej me sinqeritet e devotshmëri të vazhdueshme. Nëpërmjet agjërimit dhe adhurimeve të shumta jemi munduar që të pastrojmë shpirtrat tanë nga urrejtja,injoranca,ndjenja e hakmarrjes, xhelozia,ngase agjërimi ka dëlirësuar e pastruar nga egoizmi, pangopësia dhe koprracia duke i udhëzuar në punë të mira dhe respekt ndaj njëri tjetrit, solidaritet mes vete, duke i ngritur ata në shkallë të altruizmit,duke forcuar bindjen se vlera njerëzore është e njëjtë  dhe kërkon përkujdesje të vazhdueshme. Ndaj e falënderojmë Allahun që na mbajti në jetë edhe për këtë Muaj të Ramazanit dhe nesër me të  drejtë i gëzohemi festës së Fitër- Bajramit ngase kemi kryer edhe një nga obligimet  kryesore të fesë sonë Islame.

 

Muhamedi a.s.thotë: ”Kush agjëron ramazanin me besim dhe vetë llogaritje të sinqertë do t’i falet tërë çka ka gabuar më parë”.

Agjërimi gjatë këtij muaji bëri që në shpirtrat tanë të njihet vlera e veprave të mirëfillta.  Ai zgjoi ndjenjën falënderimit, dashurisë, mëshirës, tolerancës, zemër gjerësisë, ndihmës, solidariteti e lumturisë.

Fitër – Bajrami është festë e paqes ngase besimtari gjatë muajit të ramazanit vendosë paqe ne zemrën e vet duke iu nënshtruar ligjit të Zotit.

Bashkimi i zemrave dhe ndjenjave dhe harmonizimi i synimeve janë prej parimeve të Islamit dhe virtyteve më të larta të besimtarit. Njerëzit nëse nuk i bashkon e vërteta, atëherë do ti përçaj e pavërteta,nëse nuk i bashkon adhurimi i All-llahut, do ti përçaj adhurimi i djallit.

All-llahu xh.sh thotë: “Dhe respektoni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani në mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë.”

Besimtarë të nderuar!

Kush e ka adhuruar Ramazanin,dijeni se Ramazani ka përfunduar,e kush e adhuron Allahun,Ai është i gjallë dhe nuk vdes kurrë,ndaj shenja e pranimit të agjërimit të Ramazanit është që besimtari të jetë në vazhdimësi i lidhur për fjalën e Allahut edhe pas Ramazanit.

Zoti i Ramazanit është edhe Zoti i muajve  të tjerë ndaj kërkohet në vazhdimësi përkushtimi dhe devotshmëria ndaj Fuqiplotit. Këtë festë të Fiter Bajramit e presim edhe më të organizuar edhe më të fortë,kur vendi ynë po ecën me hapa të sigurt kah  ardhmëria e sigurt e saj,dhe anëtarësimit në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë. Ky është kontribut i vazhdueshëm i popullit mbarë,ndaj duke ruajtur identitetin tonë fetar e kombëtar të arsyetojmë jetën tonë në këtë botë si krijesë më e përsosur e cila me atributet dhe veçorit e saja i takon edhe mëkëmbësia mbi sipërfaqen e tokës,

 

Vëllezër të dashur!

 Festa e Fitër – Bajramit  është edhe një motiv shtesë për të punuar edhe më shumë për brezat e   rinj, për fëmijët tanë që një kohë të gjatë iu mungonte buzëqeshja në fytyrat e tyre të njoma edhe ditëve të bajrameve. Përgjegjësia ndaj tyre që buron nga Kur,ani le të jetë rast  për të fshirë lotët e fëmijëve që kanë humbur shpresën, t’ua zgjasim dorën e ndihmës dhe të solidaritetit,nëse dëshirojmë që mëshira e All-llahut të mos mungojë mbi ne. Të forcojmë vlerat dhe virtytet e muajit të agjërimit në jetën tonë të përditshme që të jemi të lumtur dhe ti bëjmë edhe tjerët të lumtur me sjelljet dhe veprat tona.

 Në fund më lejoni që edhe njëherë t’ua uroj festën e Fitër-Bajramit të gjithë vëllezërve dhe motrave tona, Brenda hapësirës së trojeve tona etnike si dhe më të dashurve tanë që i kemi në mërgatë.

Urime festa e Fiter-Bajramit.
 

Myftiu i Republikës së Kosovës
Mr. Naim  Tërnava

Shfaq më shumë në Fjalime

Shfleto

Fjala e Myftiut Naim ef. Tërnava në promovimin e tri veprave të tij

I nderuari reis i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir ef. Fetahu, I n…