Myftiu Naim ef. Tërnava merr pjesë në takimet parapërgatitore të konferencës së radhës së Këshillit të lartë Islamik të Evroazisë në Ankara

Prishtinë, 10 gusht 2016
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava po merë pjesë në takimet parapërgatitore të  konferencës  së radhës  së Këshillit të lartë Islamik të Evroazisë në Ankara i cila do të mbahet në nëntor të këtij viti.
Myftiu Tërnava është  pritur nga Kryetari i Dijanetit Turk prof.dr. Mehmet Gormez dhe me pas për dy ditë me radhë kanë filluar edhe takimet e punës  së bashku edhe me anëtarët tjerë të Këshillit  të lartë të Evroazisë .

Gjatë qëndrimit në Ankara Kryesia e Këshillit të lartë të EvroAzisë vizitoi edhe parlamentin e madh të Republikës së Turqisë dhe panë nga afër bombardimet e 15 korrikut nga forcat puçiste dhe me pas u pritën edhe nga Kryetari i Parlamentit të madh Turk z.Ismail Kahraman .
Myftiu Tërnava  është  nënkryetar i Këshillit të lartë islamik të Evroazisë për dy mandate me radhë. {gallery}evroazi816{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ministrin e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdul-Latif bin Abdul Aziz al-Shejkh

Prishtinë, 28 tetor 2021Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava p…