Përurohet projekti i përbashkët i evidentimit të rasteve të vdekjes në Republikën e Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Institucioneve të vendit
Prishtinë, 10 gusht 2016
Në prani të zyrtarëve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, të Agjencionit të Regjistrimit Civil, Agjencionit të Shoqërisë së Informacionit, UNFPA-së dhe OSBE-së, në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës u bë përurimi i projektit të evidentimit të rasteve të vdekjes në Republikën e Kosovës.

Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Institucioneve të vendit.

Në emër të Kryesisë së BIK-ut të pranishmit i përshëndeti sekretari i Përgjithshëm, Resul ef. Rexhepi, i cili pos tjerash tha se jetësimi praktik i këtij projekti është me rëndësi të madhe për vendin dhe në vazhdën e përpjekjeve madhore të BIK-ut për të bashkëpunuar me institucionet e shtetit, për të mirën e këtij populli.

Sekretari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale,  z. Izedin Bytyqi, në fjalën e tij tha se ky projekt është i një rëndësie të madhe për MMPS-në, në dy aspekte: e para ka të bëjë me menaxhimin më efikas të buxhetit, dhe e dyta ka të bëj me lehtësimin e procedurave për qytetarët.

Drejtori i Agjencionit të Regjistrimit Civil, Lulzim Ejupi, falënderoi BI-në të Kosovës si partner kyç në realizimin e këtij projekti, dhe tha se po kryehen shërbime që parandalojnë keqpërdorimet në të ardhmen, dhe ky projekt që ka filluar të implementohet me BIK-un do të vazhdojë edhe me bashkësitë tjera fetare.

Drejtori i Agjencionit të Shoqërisë së Informacionit, z. Kujtim Gashi, në fjalën e tij theksoi konsideratën dhe mirënjohjen për BI-në të Kosovës, që është pjesë e këtij projekti, dhe përmendi ofrimin e shërbimeve më të mira për komunitetin mysliman në Kosovë, duke i shfrytëzuar të arriturat e teknologjisë. Ai shprehu bindjen se edhe në të ardhme do të ketë projekte të përbashkëta me BI-në të Kosovës, dhe përgëzoi për këtë projekt. “Ky është vetëm fillimi i shfrytëzimit të resurseve të teknologjisë”, tha ndër të tjera Gashi.

Prezantimin e projektit para medieve dhe të pranishmëve e bëri inxhinieri i ARC-së Zenel Hisenaj, i cili njëherazi ka qenë i angazhuar që nga fillimi në përpilimin e programit. Ai tha se frytet e para po shihen që tani, kur jemi në fazën e testimit, dhe se beson se përfitues do të jenë institucionet tjera, duke qenë se që nga sot do të fillojë së implementuari ky projekt. {gallery}sistemivdekjes{/gallery}
{youtube}aPZJ3bzHBhw{/youtube}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Fondacioni “Shejh Zajed”

Prishtinë, më 8 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…