Atakimi i objekteve fetare akt i papranueshëm

Prishtinë,  15 gusht 2016
Atakimi i objekteve fetare, pavarësisht motiveve, është akt i papranueshëm, dhe si i tillë edhe i dënueshëm. Rastet e tilla nxisin urrejtje, mosdurim e dhunë, aq më tepër kur janë përdhosur e atakuar simbolet fetare dhe ato kombëtare nga një individ i një nacionaliteti e një feje tjetër.
Kërkojmë nga të gjithë që rastin në fjalë ta trajtojnë me përgjegjësinë e duhur, pa e heshtur, por edhe pa e ekzagjeruar.
Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare, që mos të bien pre e individëve që kanë qëllime të errëta.
Nga ana jonë mbetemi të përkushtuar për kultivimin e tolerancës, mirëkuptimit e mirëbesimit në vendin tonë.

Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

  • Ftesë për ofertë

    KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME E REPUBLIKËS SË KOSOVËS shpallë: F T E S Ë PËR OFERTË PËR R…
  • Konkurs

    Datë: 23 maj 2023Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë shpallë: KONKURS Për plotësimin…
  • Tender

    Prishtinë, 11 maj 2023 INSTITUTI PËR HULUMTIME E STUDIME ISLAME (IHSI) – PRISHTINË Shpall:…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Ftesë për ofertë

KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME E REPUBLIKËS SË KOSOVËS shpallë: F T E S Ë PËR OFERTË PËR R…