Prishtinë, 10 gusht 2016
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava po merë pjesë në takimet parapërgatitore të  konferencës  së radhës  së Këshillit të lartë Islamik të Evroazisë në Ankara i cila do të mbahet në nëntor të këtij viti.
Myftiu Tërnava është  pritur nga Kryetari i Dijanetit Turk prof.dr. Mehmet Gormez dhe me pas për dy ditë me radhë kanë filluar edhe takimet e punës  së bashku edhe me anëtarët tjerë të Këshillit  të lartë të Evroazisë .

Gjatë qëndrimit në Ankara Kryesia e Këshillit të lartë të EvroAzisë vizitoi edhe parlamentin e madh të Republikës së Turqisë dhe panë nga afër bombardimet e 15 korrikut nga forcat puçiste dhe me pas u pritën edhe nga Kryetari i Parlamentit të madh Turk z.Ismail Kahraman .
Myftiu Tërnava  është  nënkryetar i Këshillit të lartë islamik të Evroazisë për dy mandate me radhë. {gallery}evroazi816{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…