Prishtinë, 1 maj 2017
Rektori i Universitetit Al Qasimiaya, dr. Rashad Muhamed Salem priti në takim myftiun e Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava. Myftiu Tërnava falënderoi rektorin Salem për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që po jep rreth studentëve tanë atje. Të dy palët ranë dakord për bashkëpunim reciprok, si dhe nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi në sfera të ndryshme.
Po ashtu të dy palët njoftuan njëra-tjetrën për veprimtarinë e tyre, historikun etj. Myftiu Tërnava gjithashtu një falënderim të veçantë i bëri EBA-së për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, si dhe autoriteteve të universitetit, e po ashtu shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral.
Në këtë universitet studiojnë 49 studentë shqiptarë, prej tyre 28 meshkuj dhe 21 femra.