Myftiu Tërnava takohet me studentët tanë, që studiojnë në Universitetin Al Qasimiaya në Sharika

Prishtinë, 1 maj 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po zhvillon takime me personalitetet e këtij shteti. Në vazhdën e këtyre takimeve, ai zhvilloi edhe një takim me studentët tanë, që studiojnë në Universitetin Al Qasimiaya në Sharika. Ai i porositi ata me këshillat që t’i përkushtohen nxënies së diturisë, duke kujtuar vlerën e saj në fenë islame.

Ai përmendi hadithin e Pejgamberit a.s., i cili ka thënë: “Kush merr rrugën për të kërkuar dituri, Allahu ia lehtëson rrugën për në xhenet, dhe me të vërtetë edhe melaqet i shtrijnë flatrat e tyre për kërkuesin e diturisë, nga kënaqësia se çfarë bën ai, dhe se për dijetarin kërkojnë falje çfarë ka në qiell dhe në tokë, madje edhe peshqit në ujë.” Vlera e dijetarit dhe adhuruesit është sikur drita e hënës në krahasim me yjet tjera, si dhe dijetarët janë trashëgues të pejgamberëve, të cilët nuk kanë lënë trashëgimi as dinarë e as dërhem, mirëpo kanë trashëguar diturinë, e ai i cili e merr atë, le ta marrë në përmasa të mëdha.
Studentët e falënderuan Myftiun Tërnava për vizitën dhe këshillat që ua drejtoi atyre.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim sekretarin e Qendrës Islame Kulturore Shqiptare në Nju-Jork, Ferid ef. Bedrollin

Prishtinë, 23 shtatorKryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i s…