Abu Dhabi, 18 dhjetor 2016
Sot në Abu Dhabi, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, filloi punimet Forumi për Promovimin e Paqes në Shoqëri Myslimane.
Në këtë forum po marrin pjesë ministra, myftinj, dijetarë, mendimtarë dhe zyrtarë të shumë shteteve nga mbarë bota. Në këtë forum po merr pjesë edhe Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Forumi gjatë dy ditëve në vijim do të diskutojë për tematiken e konceptit të shtetit islam, me fokus të veçantë për promovimin e paqes në të gjitha shoqëritë në botë, e në veçanti në shoqëritë islame. Gjithashtu aty do të diskutohet edhe mbi problematikën e radikalizmit fetar dhe terrorizmit, që padrejtësisht po cilësohet si terrorizëm islam, edhe pse vuajtjet më të mëdha nga ky terrorizëm po i vuan bota islame.
Në hapjen e forumit që po organizohet nën kujdesin e ministrit të Punëve të Jashtme të EBA-së, Abdullah bin Zajed, folën ministri i Kulturës i EBA-së, Nahjan Al Nahjan, i cili në fjalën e tij përshëndetëse gjithë pjesëmarrësve u dëshiroi mirëseardhje në këtë ngjarje shumë të rëndësishme dhe shumë të nevojshme për mbarë botën. Ai përcolli edhe mesazhin e emirit të EBA-së, Sheikh Halifa bin Zajed, duke theksuar se EBA-të janë një nga shtetet për të cilin paqja te të gjithë është dhe konsiderohet parim me të cilin nuk ka kompromis. Ai gjithashtu u dëshiroi suksese në punimet e forumit gjithë pjesëmarrësve.
Në hapjen e forumit foli edhe dijetari i mirënjohur islam, njëherazi iniciatori i këtij forumi, Abdullah bin Beja, i cili me fjalën e tij informoi të pranishmit për punën e forumit, nga i cili po do të dalin konkluzione dhe porosi që do t’i përqafojë edhe organizata e OKB-së.
Para të pranishmëve foli edhe sekretari Gjeneral i RABITAS, Dr. Abdulkerim el Isa, i cili konfirmoni përkrahjen e RABITAS për këtë forum dhe për vendimet që dalin nga ky forum.
Në hapje folën edhe ministrat e Çështjeve Fetare të Egjiptit, Mauritanisë, Abu Dhabit dhe Sudanit. Pas përfundimit të punëve aty, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava zhvilloi disa takime me personalitete të ndryshme nga shtete të ndryshme të botës islame. Këto takime u shfrytëzuan me theks të veçantë për të shtruar kërkesën për njohje të shtetit të Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë tonë.
Myftiu Tërnava gjithashtu takoi edhe delegacione e ministra, myftinjtë nga Sudani, Mauritania, Malajzia, Kuvajti, EBA-të, Arabi Saudite, Egjipti, Algjeria, Maroku, Kroacia, Bahrejni, Amerika, Indonezia, Singapori etj.[layerslider id=”12″]