Ebu Dabi, 3 shkurt 2019
Gjatë punimeve të konferences mbi Vëllazërinë Njerëzore, në Abu Dabi, ku po zhvillon viziten e tij Papa Françesku, si papa i parë në Gadishullin Arabik, dhe ku po marrin pjesë më shumë se 700 liderë të besimeve të ndryshme fetare, në krah të imamit të madh të Al-Azharit, Ahmad Al-Tayyeb.
Myftiu Ternava paraqiti kumtesen e tij në Sesionin e dytë të konfernces.Aty Myftiu Ternava njohu të pranishmit me historikun e shkurtër të Kosovës, duke i paraqitur botës shembullin e harmonisë dhe tolerancës tek shqiptarët në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti.
Ai gjithashtu foli edhe për organizimin e jetës fetare në Kosovë si dhe rolin dhe kontributin e BIK- ut në ndërtimin e një shoqërie tolerante dhe ku respektohet diversiteti kulturor dhe fetar.