Prishtinë, 27 maj 2015
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava priti në selinë e Kryesisë së BIK-ut, përgjegjësin për financa në Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë të Malit të Zi, z. Haitham Al-Ta’amineh.
Pasi e falënderoi për vizitën, Myftiu Tërnava e vlerësoi lart kontributin e EBA për Kosovën, duke veçaur bashkëpunim gjithnjë e në rritje që po njohin dy vendet, sidomos kohëve të fundit.

Edhe z. Haitham Al-Ta’amineh e falënderoi Myftiun për pritjen, ndërsa në fjalën e tij vlerësoi lart gatishmërinë e BIK-ut për bashkëpunim me institucionet simotra në EBA. Ai po ashtu shprehu gatishmërinë që të shtohet bashkëpunimi me BIK-un dhe institucion e këtij institucioni.
Gjatë takimit Myftiu Tërnava e informoi z. Haitham Al-Ta’amineh edhe me historikun dhe funksionim e BIK-ut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…