Kryeimami i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, nga data 12. 05. 2015 e deri më 27. 05. 2015, ka vizituar gjithë Këshillat e Bashkësisë Islame të Kosovës, pra në prag të muajit të shenjtë Ramazan. I shoqëruar nga zëvendësi i tij, Fatmir ef. Iljazi, ai ka zhvilluar takime me administratën dhe imamët e Këshillave, me qëllim të koordinimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve fetare që do të realizohen gjatë muajit të bekuar Ramazan.

Kryeimami Bajgora para imamëve të Kosovës shpalosi platformën e përgatitur me aktivitete për këtë muaj, e cila platformë përfshin organizimin e ligjëratave dhe tribunave fetare në tërë territorin e Kosovës, shtrimin e iftarëve për besimtarët myslimanë, shkëmbimin e imamëve në mes të Këshillave të ndryshëm të BI, organizimin e ligjëratave dhe shtruarje e iftarëve për gjininë femërore, angazhimin e hafizëve nga Turqia në disa prej qendrave të Kosovës, shpërndarjen e ekipit të Ramazanit nëpër xhamitë e Kosovës, për ligjërata të ditës së ditën e xhuma dhe për falje të teravive, etj. Në emër të Kryesisë së BIK-ut kryeimami Bajgora shprehu gatishmërinë e ekipit realizues të aktiviteteve në kuadër të kësaj Kryesie, për t’u qëndruar pranë qytetarëve, dhe për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të Këshillave të BIK-ut, në rast se kërkojnë asistencë për realizim sa më të suksesshëm të aktiviteteve. Kryeimami Bajgora në fillim të qershorit, në një mbledhje të veçantë, takoi edhe kryeimamët e Këshillave të BIK-ut, duke finalizuar në këtë mënyrë synimet dhe objektivat e Kryesisë së BIK-ut rreth aktiviteteve të Ramazanit të sivjetmë.
Si parapërgatitje për muajin Ramazan vlen të përmendet edhe xhirimi i emisioneve televizive nga produksioni televiziv i Bashkësisë Islame të Kosovës, e që do të transmetohen gjatë gjithë muajit, si në televizionin publik ashtu edhe në ato lokale. Në këto emisione do të trajtohen tema të ndryshme aktuale, gjithherëgjykuar sipas këndvështrimit islam. Përgjegjës për realizim të emisioneve është drejtori për Media dhe Botim i BIK-ut, Ahmet ef. Sadriu.{gallery}prgtrmzn15{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…