Prishtinë, më 29 tetor 2024
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, vizitoi xhaminë shqiptare “Tradita” në Strasbourg të Francës, në të cilën u mirëprit nga imami Gazmend ef. Bajraktari dhe nga anëtari i Kryesisë së Xhamisë, Arbër Ismajli.
Drejtori Simnica uroi për hapjen e kësaj xhamie, e cila ka një vit që është themeluar, duke lutur Zotin që t’i shpërblejë të gjithë ata që janë bërë shkaktarë dhe që kanë kontribuuar që të themelohet kjo xhami. Ai më pas shprehu gatishmërinë e Drejtorisë së Diasporës që të fillojnë bashkëpunimin me këtë xhami, gjithnjë në të mirë të besimtarëve që jetojnë në diasporë.
Nga ana e tij, imami Bajraktari, e njohu drejtorin Simnica me punët dhe aktivitetet e kësaj xhamie, duke potencuar kështu edhe gatishmërinë e tyre që të fillojnë bashkëpunimin me Drejtorinë e Diasporës së BIK-ut.