Më 23 dhjetor 2022, drejtori për Diasporë pranë Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, fali namazin e xhumasë në Qendrën Islame Shqiptare në Mallmo të Suedisë.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Ekrem ef. Simnica, ndër të tjera tha: “Kam nderin dhe kënaqësinë që sot t’ju drejtohem me këtë fjalë rasti dhe njëkohësisht t’ju përshëndes e t’ju përcjellë përshëndetjet dhe t’ju falënderoj në emër të BIK-ut, strukturave udhëheqëse të saj, në emrin e Myftiut Naim ef. Tërnava dhe popullit të Kosovës për kontributin tuaj të dhënë në përgjithësi për vendlindjet në të gjitha periudhat, por edhe për BIK-un në veçanti.”

Ai gjithashtu foli edhe për rolin dhe kontributin që luan xhamia në mërgatë, duke i ftuar ata që të mos kursejnë, sepse kjo xhami dhe të tjerat, përpos për kryerjen e namazit, do të shërbejnë edhe si një qendra edukative-arsimore për fëmijët tanë shqiptarë që jetojnë në diasporë. Kjo ngase xhamitë luajnë rolin e afrimit mes myslimanëve dhe rrezatojnë paqe, siguri, tolerancë, respekt ndaj tjetrit, për të jetuar të gjithë në paqe e lumturi.

Ai falënderoi përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe të komunës së Mallmos, dhe përgjithësisht popullin suedez për kontributin e dhënë në drejtim të komunitetit mysliman shqiptar.

Me këtë aktivitet, drejtori për Diasporë në BIK, Ekrem ef. Simnica, përmbylli vizitën e tij në Suedi.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…