Prishtinë, më 13 mars 2023

Më 13 mars 2023, drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, dhe kryetari i Këshillit të BI-së së Prishtinës, të shoqëruar nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, Fehim ef. Abasi, vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, në të cilën u pritën nga ambasadori i Ambasadës të Kosovës, z. Sami Ukella dhe nga sekretari i parë, Gjenis Haxhimehmeti.

Drejtori Simnica uroi dhe falënderoi z. Ukellën për pritjen, duke përcjell kështu edhe përshëndetjet e Myftiut Tërnava. Ai përgëzoi atë për punën dhe koordinimin që bën me Qendrat Shqiptare Islame në Zvicër, duke i dëshiruar shëndet, suksese e mbarësi në punën e tij.

Nga ana e tij, z. Ukelli, i uroi mirëseardhje drejtorit Simnica, të cilin më pas e njohu edhe me punët dhe angazhimet e Ambasadës. Ai shtoi se duhet edhe më tej të ketë një koordinim ndërmjet qendrave shqiptare dhe Konsullatës, me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit në punë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…