Prishtinë, 12 prill 2021
Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka uruar gjithë besimtarët myslimanë, e në veçanti besimtarët tanë në Diasporë, për fillimin e këtij muaji.
Në urimin e tij, ai shpreh urimet dhe përgëzimet e tij, por edhe të Myftiut Tërnava me rastin e fillimit të Ramazanit, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti. “Agjërimi i muajit Ramazan është një ibadet që bartë në vete urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin ndër-njerëzor” – thuhet ndër të tjerash në urimin e drejtorit Simnica.