Prishtinë, më 18 janar 2023

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Siminca, priti sot në takim nënkryetarin e xhamisë “Uniteti” në Luzern të Zvicrës, z. Muhamet Bojniku, i cili shoqërohej nga anëtari i xhamisë, z. Nasim Sopi

Drejtori Siminca falënderoi z. Bojnikun dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje. Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.

Ndërkaq, z. Bojniku e falënderoi drejtorin Simnica për pritjen dhe për gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që të kenë një bashkëpunim të mirëfilltë me qendrat shqiptare në diasporë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…