Prishtinë, më 12 shtator 2022
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Siminca, priti sot në takim kryetarin e xhamisë “ASR” në Ingolstad të Gjermanisë, z. Safet Shabanin.
Drejtori Siminca falënderoi z. Shabani dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje.
Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.
Ndërkaq, z. Shabani e falënderoi drejtorin Simnica për pritjen dhe për gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që të kenë një bashkëpunim të mirëfilltë me qendrat shqiptare në diasporë.