Prishtinë, 6 gusht 2024
Drejtori për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqruar nga kryeimami i BIK. Vedat ef. Sahiti, ka pritur sot në takim Rijad ef. Aliu, imam në Xhamin “DITURIA” në Gjenevë të Zvicrës.

Gjatë këtij takimi, drejtori Simnica, fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, dhe shfrytëzoi rastin që ta njoh atë me ecurinë e punëve dhe zhvillimeve në Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin që kanë me qendrat Shqiptare Islame në diasporë. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të Drejtorisë që ai drejton që të kenë edhe më tutje bashkëpunim në të gjitha fushat me rëndësi për besimtarët myslimanë.
Nga ana e tij, imami Rijad ef. Aliu, fillimisht falënderoi për pritjen dhe më pas falënderoi drejtorin Simnica dhe kryeimamin Sahiti për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur ai dhe institucioni i BIK-ut me qendrat islame në diasporë, e në veçanti me xhaminë “Dituria” në Gjenevë. Ai gjatë kësaj vizite, njoftoi për aktivitetet e tyre .
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë dhe fushat ku mund të japë kontribut qendra islame shqiptare “Dituria” në Gjenevë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Kryeimami Sahiti mori pjesë në Simpoziumi virtual “Vakëfet në vendet e Ballkanit”

Prishtinë, më 9 shtator 2024 Më 7 shtator 2024, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Va…