Prishtinë, më 23 shkurt 2023

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim kryetarin, njëherësh imamin e Qendrës Islame në Karlsruhe, Muhamed ef. Havollin.

Drejtori Simnica falënderoi imamin Havolli për vizitën dhe njëherësh nëpërmes tij falënderoi edhe tërë mërgatën tonë atje për kontributin që kanë dhënë në vazhdimësi për Kosovën. Ai edhe njëherë konfirmoi përkushtimin e institucionit të BIK-ut për ruajtjen e raporteve të mira që kanë me qendrat në diasporë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Nga ana e tij, imami Havolli, shprehu falënderime për mikpritjen që i bëhet çdoherë në Bashkësinë Islame të Kosovës, duke shprehur kështu gatishmërinë e tij si imam, që edhe më tej në të ardhmen të vazhdojë një bashkëpunim i mirë ndërmjet tyre dhe BIK-ut.

Me këtë rast, imami Havolli, solli edhe një shumë të parave për renovimin e Medresesë “Alauddin”.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…