Prishtinë, më 25 shtator 2022

Me këndimin e tekbireve dhe të ajeteve kuranore, në mënyrë solemne është vënë gurthemeli i xhamisë “Qendra Kulturore Islame ” në Winterthur, të Zvicrës.

Në këtë manifestim morën pjesë drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, drejtori për Diasporë i BFI-së së Maqedonisë, dr. Selver Xhemaili, kryetari i KMShZ-së, Mehas ef. Alija, kryetar i VIOZ-it, z. Abduselam Haliloviç, përfaqësuesi i komunës së Winterthur, z. Nicolas Gallade, myftiu i Tetovës e Gostivarit, myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, Ragmi ef. Destani, hoxhallarë e shumë qytetarë të tjerë.

Drejtori Simnica përshëndeti kryetarin e shamisë, z. Adem Murseli, imamin e nderuar, Ismail ef. Alili, anëtarët e kryesisë, përfaqësuesin e komunës të Winterthurit dhe gjithë të pranishmit. Ai përcolli urimet dhe përgëzimet në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të organeve udhëheqëse të saja, në emër të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, duke theksuar se kjo xhami përpos kryerjes së namazit në të, do të shërbejë edhe si një qendër edukative-arsimore për fëmijët tanë shqiptarë që jetojnë në diasporë. “Xhamitë luajnë rolin e afrimit mes myslimanëve dhe rrezatojnë paqe, siguri, tolerancë, respekt ndaj tjetrit, për të jetuar të gjithë në paqe e lumturi”, tha mes tjerash drejtori Simnica.

Ai po ashtu potencoi se BIK-u është i përkushtuar që të forcojë dhe të shtojë komunikimin me xhamitë shqiptare në diasporë, me qëllim të bashkërenditjes së aktiviteteve në të mirë të mërgatës sonë.

Vlen të theksojmë se gjatë mbrëmjes në aktivitetin e organizuar u mblodhën mbi 500.000 franga zvicerane për ndërtimin e kësaj xhamie.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…