Drejtori Shkodra priti në takim drejtorin e Institutit Albanologjik z. Hysen Matoshi

Prishtinë, 26 prill 2021

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë dhe Shtyp, Ramadan Shkodra, priti sot në takim, drejtorin e Institutit Albanologjik z. Hysen Matoshi.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Institutit Albanologjik, në fushën e shkëmbimit të literaturës.

Me këtë rast, Drejtoria për Kulturë dhe Shtyp në BIK, i dhuroi Institutit Albanologjik, 41 tituj me nga tre ekzemplarë për secilin titull, si dhe kompletin “Zani i Nalt”. Titujt janë të fushave të ndryshme, ndër to nga kultura, historia, gjuhësia, letërsia etj.

Drejtori i Institutit z. Matoshi falënderoi drejtorin Shkodra, por edhe institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për këtë dhuratë, duke e cilësuar atë si një ndihmesë të madhe për këtë institucion.

Që të dyja palët ranë dakord që edhe më tutje të vazhdojë bashkëpunimi i mirë ndërmjet tyre.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Mbahet tryezë shkencore me rastin e 120-vjetorit të lindjes së hfz Fahri ef. Iljazit

Prishtinë, 8 qershor 2023 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës- Institutit për Hulumtime…