BIK-u dhuron tituj të botimeve për degën e orientalistikës Prishtinë, 27 prill 2021 Në vazhdën e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të tjera, sot, drejtori i Drejtorisë për Kulturë dhe Shtyp, Ramadan Shkodra, priti në takim, prodekanin e Fakultetit të Filologjisë z. Isa Memishi. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Fakultetit të Filologjisë, më konkretisht degës së orientalistikës. Me këtë rast, Drejtoria për Kulturë dhe Shtyp në BIK, i dhuroi degës së orientalistikës së Fakultetit të Filologjisë, 41 tituj me nga tre ekzemplarë për secilin titull, si dhe kompletin “Zani i Nalt”. Titujt janë të fushave të ndryshme, ndër to nga kultura, historia, gjuhësia, letërsia etj. Prodekani Memishi falënderoi drejtorin Shkodra, por edhe institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për këtë dhuratë, duke e cilësuar atë si një ndihmesë të madhe për këtë degë.