Prishtinë, 9 qershor 2023

Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë shqiptare “Nurul-Islam” në Mönchengladbach të Gjermanisë, Besnik ef. Kadriollin.

Në këtë takim miqësor u diskutua për gjendjen e xhamive shqiptare në diasporë dhe për bashkëpunimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe të punëve me xhamtin e atjeshëm.
Imami Kadriolli me këtë rast bëri dorëzimin e mjeteve për pagesat e kurbaneve nga xhemati i xhamisë që ai udhëheq.

Drejtori Simnica falënderoi imamin Kadriolli për punën dhe angazhimin e tij në diasporë për mirëqenien e shqiptarëve atje.

Që të dyja palët ranë dakord që të vazhdohet bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve për të mirën e të gjithëve.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…