Prishtinë, 1 dhjetor 2020
Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë shqiptare “Nurul-Islam” në Mönchengladbach të Gjermanisë, Besnik ef. Kadriollin.
Në këtë takim miqësor u diskutua për gjendjen e tanishme të xhamive shqiptare në diasporë në këtë kohë të pandemisë, si dhe për bashkëpunimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe të punëve në këtë kohë.
Drejtori Simnica falënderoi imamin Kadriolli për punën dhe angazhimin e tij në diasporë dhënë për mirëqenien e shqiptarëve atje.
Që të dyja palët ranë dakord që të vazhdohet bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve për të mirën e të gjithëve.