Prishtinë, 5 tetor, 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim profesorin universitar, prof. dr. Zoltan Szombathy, profesor në Departamentin e Studimeve Arabe në Universitetin “Otvesh Lorand” të Hungarisë, i cili shoqërohej nga ambasadori i Hungarisë në Pristine, shkëlqesia e tij z. László Markusz.
Myftiu falënderoi mysafirët për vizitën dhe i shprehu falënderimet në emër të BIRK-ut shtetit të Hungarisë për përkrahjen e vazhdueshme që po jep për Kosovën. Myftiu Tërnava i njohu mysafirët me historikun e BIRK-ut, si dhe me historikun e institucioneve arsimore si Medreseja dhe Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë. Myftiu i shprehu dëshirën e kosovarëve që të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve, sidomos në sferën e arsimit.
Më pas delegacioni u prit nga dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtorë. Prof. dr. Zoltan Szombathy mbajti një ligjëratë para studentëve të FSI-së me titull: “Çështje normative lidhur me citimin e Kuranit në letërsi dhe fjalime sipas fetvasë së Sujutiut”. Ligjërata u përqendrua në temën e fragmentimit të citateve kuranore me rastin e leximit të tyre në librat jashtë Kuranit.
Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…