Më 22.04.2016, nën organizimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, në sallën e Kuvendit Komunal të Deçanit solemnisht u hapën punimet e Konferencës Shkencore “Deçani gjatë viteve 1990-1999”, – e para e këtij lloji në këtë komunë, e cila iu kushtua njërës prej periudhave më të lavdishme të historisë sonë mbarëshqiptare.

Në këtë konferencë, në mesin e shumë historianëve, akademikëve dhe studiuesve nga Kosova dhe Shqipëria, me kumtesë u paraqit edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, i cili njëkohësisht ishte edhe pjesë e Kryesisë së Punës gjatë seancës së dytë të kësaj Konference.
Kryeimami Bajgora, me kumtesën e tij me titull: “Shkatërrimi i xhamive në Komunën e Deçanit gjatë luftës çlirimtare 1998-1999”, u përqendrua në gjenocidin serb mbi trashëgiminë kulturore e shpirtërore të besimit islam në komunën e Deçanit gjatë një dekade, me theks të veçantë gjatë viteve 1998-1999.
Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera, kryeimami Bajgora u shpreh: “Agresioni policor dhe ushtarak serb gjatë viteve ‘98-’99, nuk rrezikoi vetëm jetën e mbi dy milionë shqiptarëve, por synoi edhe djegien, rrënimin dhe shkatërrimin e një numri të madh të objekteve kulturore e fetare. Djegia dhe shkatërrimi i objekteve të arkitekturës islame nga ana e serbëve ishte vazhdimësi e veprimeve të mëhershme të kulturo-gjenocidit serb ndaj pjesëtarëve të besimit islam në Ballkan, ashtu siç kemi të bëjmë me kanunin e Vasojeviçit, të shekullit të XIX, ku inkurajohet dhe legalizohet rrënimi i të gjitha objekteve të kulturës islame…”
Bajgora më tej vazhdoni duke thënë se: “…lidhur me shkatërrimin masiv të objekteve të trashëgimisë islame Bashkësia Islame e Kosovës, qysh në vitin 1999, ka identifikuar dhe fotografuar të gjitha objektet e shkatërruara, të djegura apo të demoluara të provincës fetare islame, përkatësisht 218 sosh …”
Kryeimami Bajgora përmendi me radhë të gjitha xhamitë e demoluara dhe të shkatërruara gjatë luftës së fundit në Deçan, duke filluar me xhaminë e Deçanit, pastaj atë të Irzniqit, Carrabregut, Prilepit, Isniqit, Strellcit të Epërm dhe të Poshtëm, Lëbushës, Pobërgjes, Junikut, dhe së fundmi edhe xhaminë e Çokut në Junik, si një ndër xhamitë më të vjetra në rrafshin e Dukagjinit. Ai kërkoi dhe shpresoi që qeveria jonë të jetë më aktive në plasimin e fakteve të dëshmuara para opinionit botëror të këtyre veprimeve të shëmtuara të serbëve, jo për shkak të ndjenjës së hakmarrjes por që të mbesin dëshmi për breznitë që vijnë, që e kaluara e hidhur kurrë të mos harrohet e as të përsëritet. [layerslider id=”4″]

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…