Prishtinë, 21.04.2016
Në takimet e rregullta që kryeimami i BIK-ut, Sabri ef. Bajgora zhvilloi me kryeimamët e Këshillave të Bashkësisë Islame u diskutuan çështje me rëndësi, që lidhen ngushtë me zhvillimin dhe përtëritjen e jetës fetare në territorin e Republikës së Kosovës. Ky takim konsiderohet i pari për këtë vit, dhe përfshin raportimin për periudhën tremujore janar-mars 2016.

Kryeimami Bajgora para vartësve të tij raportoi për zhvillimin e veprimtarisë dhe jetës fetare, dhe realizimin e aktiviteteve fetare-arsimore nga ana e Kryesisë së BIK-ut, gjatë tremujorit të parë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Një pikë tjetër me rëndësi që pati një fokus të veçantë ishte edhe diskutimi rreth përgatitjeve për muajin e shenjtë Ramazan, në mënyrë që imamët të jenë sa më të përgatitur para xhematit me aktivitete të ndryshme, e që zgjojnë interes jo vetëm tek ata por edhe te masa e gjerë e popullit.
Diskutimet tejet konstruktive nga të gjithë të pranishmit e pasuruan edhe më tepër dhe i dhanë hijeshi këtyre takimeve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…