Në vazhdën e vizitave dhe mbajtjes së ligjëratave të përjavshme për ditën e xhuma nga kryeimami Bajgora nëpër Kosovë, radha i erdhi xhamisë së fshatit Isniq në komunën e Deçanit.
Prandaj, më 22 prill 2016, kryeimamit iu rezervua një pritje madhështore dhe e veçantë nga banorët e fshatit Isniq, të cilët ia rikujtuan atij se rrënjët familjare dhe gjeneza e tij lidhet pikërisht me këtë fshat.

Gjatë ligjëratës së tij, kryeimami Bajgora ritheksoi se qëllimi kryesor i fesë islame është që ne të adhurojmë Allahun Fuqiplotë në mënyrën e drejtë, ashtu siç Ai na ka porositur me fjalët e Tij, dhe në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh krijimin tonë në mesin e shoqërisë dhe jo si krijesa të izoluara, të kultivojmë respektin e ndërsjellë, dashurinë vëllazërore dhe gatishmërinë për të ndihmuar dhe plotësuar tjetrin çdoherë që e kërkon nevoja. “Të gjithë besimtarët, ashtu siç i përshkruan Kurani, pavarësisht nacionalitetit të tyre, janë vëllezër. Përgjegjësia jonë para krijuesit tonë, ardhja jonë në këtë botë etj. …”, tha kryeimami Bajgora. Sipas tij, ne kemi obligime ndaj Krijuesit, ndaj vetvetes, ndaj familjes dhe ndaj shoqërisë përreth nesh. “Sot, fatkeqësisht myslimanët po vuajnë pasojat e si të objektivizuar për të keq, për shkak të disa veprimeve të pakontrolluara të disave që thirren në emër të fesë. T’i përmbahemi urdhrit të parë që Allahu ia zbriti Pejgamberit tonë, pra të lexojmë, të mësojmë e të studiojmë! Sepse sot është koha e dijes, e jo e shpatave. Të nisemi nga vetvetja jonë, t’i edukojmë familjet tona, fëmijët dhe pasardhësit, që jeta jonë të ketë një domethënie, të ketë një qëllim. Le të jenë këto xhami, këto shtëpi të Zotit, vende të ndriçimit të fytyrave, zemrave dhe shpirtrave tanë”, tha kryeimami Bajgora.
Në vazhdim kryeimami Bajgora, i shoqëruar nga ndihmësi i tij, Fatmir ef. Iljazi, vizituan dhe inspektuan edhe punimet në vazhdim në objektin e kutubhanes, në xhaminë e Hadumit në Gjakovë, dhe objektin e ish Medresesë së Vogël në Gjakovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…