Gjakovë, 04.10.2013

Ky projekt, si institucion parashkollor, llogaritet të jetë i pari i këtij lloji në Kosovë, që vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.
U përurua sot Kopshti i Fëmijëve në Gjakovë, në prag të festës së Kurban – Bajramit, në dhjetëditëshin kur edhe veprat e mira të njeriut shpërblehen shumëfish, për arsye të shenjtërisë së këtyre ditëve dhe muajit në të cilin gjendemi.

Në këtë përurim të organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të organizatave të ndryshme, qytetarë, prindër e fëmijë.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, z. Ahmet ef. Hoxha, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se: “Qyteti i Gjakovës akoma edhe sot vazhdon të sanojë dëmet që shkaktoi lufta e pamëshirshme mbi popullatën civile të pambrojtur dhe mbi objektet e rëndësisë së veçantë. Objekti që sot po inaugurohet është një tjetër argument se ne jemi të fortë dhe dita ditës po rimëkëmbemi. Përzemërsisht i shpreh falënderimet më të sinqerta, donatorit nga Kuvajti dhe Myftiut Tërnava, të cilët mundësuan ngritjen e këtij tempulli për edukim të ardhmërisë së këtij populli, fe e  arsimdashës”.
 Ndër të pranishmit, si gjithherë, ishte edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Dr. Pal Lekaj, i cili ndër të tjera vuri theksin në rëndësinë e madhe të edukimit të brezave të rinj gjer sa ata të krijojnë personalitetet e tyre, që do t’i shërbejnë këtij vendi: “Ky objekt do të jetë në shërbim të fëmijëve tanë, të cilët do të edukohen gjersa një ditë do të jenë të zotët e këtij vendi”.
Abdulmuhsin Abdullah el Harrafi,- sekretar i përgjithshëm i Fondacionit Publik të Kuvajtit për Çështje të Vakëfeve, njëherësh  edhe donator i këtij projekti, u shpreh:”Përpjekjet tona duhet të bëhen për fëmijët, pasi që edhe populli jonë sikurse edhe ju, punojnë në edukimin e gjeneratave të reja. Ky investim do të na kthehet neve si shpërblim më anë të suksesit që do të arrijnë fëmijët të cilët do të rriten dhe edukohen në këtë vend”.
Shfrytëzoj nga rasti që qytetarëve të Gjakovës t’ua uroj ndërtimin e këtij Kopshti, i cili besoj, është një dhuratë e mirë për të gjithë ju, u shpreh Myftiu Tërnava në fjalën e tij. Ndër të tjera, Myftiu tha:”…edukimi i fëmijëve është një përgjegjësi e madhe dhe barrë që bie mbi supet e çdo njërit nga ne. Ju thërras ju, dhe personelin e këtij kopshti që të jemi të kujdesshëm në ruajtjen e natyrës së tyre të pastër, të zhvillojmë talentet dhe prirjet e tyre, t’i orientojmë ata drejt virtyteve dhe moralit të lartë njerëzor, të jemi të vëmendshëm me ta dhe t’i trajtojmë me butësi e urtësi siç ata e meritojnë. Vetëm në këtë mënyrë do të formojmë njerëz të denjë që ta udhëheqin këtë vend në të gjitha sferat shoqërore, me dinjitet të lartë e me nder”.
Myftiu, në emër të tij dhe të qytetarëve të Gjakovës, falënderoi edhe donatorët nga Kuvajti, për këtë projekt që sigurisht tha se nuk do të jetë i fundit.
Në përmbyllje të kësaj ceremonie, anëtari i Këshillit të BI në Gjakovë, Munir ref. Salkurti, në emër të këtij institucioni, falënderoi koordinatorët e këtij projekti, Vedat ef. Sahiti dhe Fatmir ef. Iljazi nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, të cilët me përkushtim të thellë, i qëndruan afër implementimit të projektit, prej ditës që filloi gjer në inaugurimin e tij.{gallery}cerdhegjk{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…