Në darkën tradicionale, tashmë të njohur si darka e hoxhallarëve, e organizuar nga Unioni Studentor në Medinë (USM), Delegacioni i haxhnjëve më 6 tetor u takua me studentët, ku pjesëmarrës në mbrëmjen e organizuar ishin të gjithë Hoxhallarët nga Kosova duke përfshirë 33 udhëheqësit e besimtarëve Haxhinjë Kosovar dhe ekipën mjekësore që tash e sa ditë gjenden në qytetin e Pejgamberit, Medine Munevere.

Besnik Llumnica, kryetar i USM-së, falënderoi pjesëmarrësit për përgjigjen ndaj ftesës  dhe pastaj paraqiti një pasqyrë të shkurtër rreth Unionit dhe aktiviteteve të tij një vjeçare. Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, njëherit edhe përfaqësues i BIK-ut, shprehu mirënjohjen e tij ndaj USM-së për mikpritjen dhe ndihmën e ofruar haxhinjëve qysh me arritjen e tyre në aeroportin e Medines dhe në vazhdimësi e tutje. Ai poashtu falënderoi  edhe udhëheqësit së bashku me ekipën e mjekëve që vazhdimisht janë duke u përkujdesur për mirëqenien e besimtarëve haxhilerë. “…asnjëri nuk duhet të hezitojë që të jetë në shërbim të haxhive, sepse ky është një nder mbi ndere që ne të jemi shërbyes të mysafirëve të Allahut xh.sh.” – u shpreh në fjalën e tij Kryeimami i BIK-së. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadës Kosovare në Arabinë Saudite, sekretari i parë, Fuad Morina, përshëndeti takimin dhe poashtu shprehu gatishmërinë e Ambasadës për bashkëpunim me BIK-së për të ndihmuar Haxhinjtë nëse do të ishte nevoja. Këtë takim poashtu e përshëndeti edhe udhëheqësi kryesor i Haxhinjëve, Kasim Gërguri, i cili falënderoi studentët për ndihmën e ofruar si dhe raportoi për rrjedhojën dhe sukseset e arritura nga BIK-së në organizimin e Haxhit 2013. Njëherazi  udhëheqësit e haxhinjve tanë na njoftojnë se të gjithë haxhinjët janë shëndosh e mirë. {gallery}usm{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Carolina Ziadeh

Prishtinë, më 9 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…