Prishtinë, 31.07.2012
Sot në një strehimore të skamnorëve në Prishtinë shoqata Humanitare Bereqeti së bashku me humanistin Johan Landolt nga Feldmeileni i Zvicrrës ndau pako të mëdha me veshëmbathje për 18 familje që jetojnë në këtë strehimore dhe dy që jetojnë në Hajvali, të cilat i kishte sjellë ky humanist vetvetiu nga Zvicrra.
{jathumbnail}Ka mbi tre vite që ky humanist ndihmon shoqatën Bereqeti me veshëmbathje të përdorura por në gjendje të mirë. Krahas veshëmbathjes për secilën familje ju nda edhe nga një qese përplotë me bukë javore të llojeve të ndryshme. Buka ishte donacion falas nga fabrika moderne për prodhim të bukës “Buka” në Fushë Kosovë, e cila po bëhen dy muaj që nëpërmjet shoqatës humanitare Bereqeti ofron bukë të ciëlësisë së lartë falas për qytetarët.