Në prag të Ramazanit takime me imamët nëpër këshilla
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, si gjithherë në bashkëpunim edhe me Këshillat vendor të BI, për muajin e madhëruar të Ramazanit me kohë ka bërë përgatitje me qëllim që të jetë sa më afër besimtarëve në këtë muaj të madhërishëm.
Fillimisht, përfaqësuesit e Kryesisë të udhëhequr nga kryeimami, Sabri ef. Bajgora në prag të Ramazanit, në të gjithë këshillat e BI kanë mbajtur takimesh me imamët ku janë shqyrtuar përgatitjet e këshillave, imamëve dhe të institucioneve të BIK për muajin e Ramazanit.

{jathumbnail}Në kuadër të përgatitjeve për ramazan, Kryesia me kohë ka botuar Vaktinë e Ramazanit e cila përmes këshillave e imamëve u është shpërndarë falas besimtarëve anë e kënd vendit. Gjithashtu në prag të muajit të madhëruar të ramazanit është botuar revista “Dituria Islame” me tema kushtuar Agjërimit e Ramazanit.

29 emisione fetare për Ramazan

Po për Ramazan, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës- sektori për shtyp dhe veprimtari botuese, me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, këtë vit enkas për Ramazan ka përgatitur një cikël të ri të emisioneve fetare prej 29 emisionesh tematike fetare, sociale e kulturore.

Emisionet janë realizuar në formë debati me teolog dhe ekspert të fushave të ndryshme.  Emisionet do të jepen çdo natë në RTK dhe në TV lokale. Në emisione do të shtjellohen tema që kanë të bëjnë me Ramazanin, Namazin, Bamirësinë, Kuranin, Tolerancën fetare, Pendimin, Fenë dhe Shkencën, Arsimimin, Metodat e komunikimit, Abortin etj.

Në kuadër të aktiviteteve që ka ndërmarrë me rastin e muajit të madhëruar të Ramazanit, ndër të tjerat, është edhe vizita në terren përse Kryesia me kohë ka përgatitur një elaborat të detaizuar që përfshin të gjithë Këshillat vendor të BI të Kosovës.

Për këtë qëllim Kryesia, respektivisht kryeimami, Sabri ef. Bajgora ka formuar një ekip prej 30 vetash, ku janë angazhuar kuadro nga Kryesia, Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, Medreseja, Departamenti i të Rinjve dhe Departamenti i Grave, të cilët do jenë në terren, respektivisht nëpër xhami anë e kënd Kosovës, ku do të ligjërojnë tema kushtuar Ramazanit, zekatit e sadakatu- fitrit, do të mbajnë hytbe dhe do të falin namazin e xhumasë dhe të teravive. Në bashkëpunim me këshillat vendor do të bëhet sistemimi nëpër xhamitë, dhe do bëhen aktivitete të tjera si tryeza, tribuna apo paraqitje në mediat qendrore, si dhe në ato lokale.
 
Aktiviteti në terren për xhuma

Të premte më 27 korrik, 23 teologë u shpërndan në 7 këshilla, (Viti, Kaçanik, Deçan, Suharekë, Kamenicë,Han i Elezit e Shtime) ku morën pjesë nëpër xhami të ndryshme në namazin e xhumasë e aty mbajtën hytbe tematike kushtuar muajit të madhëruar të Ramazanit.

Aktiviteti në terren për teravi
Po ashtu, ekipi i ramazanit i udhëhequr nga kryeimami, Sabri ef. Bajgora, ka filluar që të vizitoj xhamitë në terren edhe për namazin e teravive, ku përpos dersit e ligjëratave që mbajnë,  edhe bashkëbisedojnë me xhematlinjtë, si dhe marrin pjesë në iftare të organizuara nga xhematet dhe këshillat vendor.

Kështu, të enjten më 26 korrik, 20 teolog qëndruan  në 4 këshilla (Fushë-Kosovë, Kastriot, Lipjan e Drenas) , ndërsa të shtunën më 28 korrik, 24 teologë qëndruan në 4 këshilla të tjerë (Malishevë, Suharekë, Deçan e Rahovec).

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…