Të premten më 27 korrik 2012, në Batllavë me një manifestim solemn në kohën e namazit të xhumasë u bë përurimi i xhamisë së re. Në këtë manifestim përveç besimtarëve të Batllavës e rrethinës, qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, përfaqësuesit e këshillit të BI së Podujevës si dhe të ftuar e mysafirë të tjerë.

 

{jathumbnail}Duke iu drejtua të pranishmëve, Myftiu Tërnava, pasi përshëndeti e përgëzoj të pranishmit, e posaçërisht xhamatinë e Batllavës tha, çdo punë që niset, donë sakrificë, donë vullnet, donë dëshirë e kurajo për t’i kryer me sukses. Më kujtohet si sot, dita kur këtu kemi vënë gurthemelin e kësaj xhamie, dhe ja sot në këtë ditë xhumaje, në muajin e madhëruar të Ramazanit po e përurojmë këtë xhami madhështore që u ndërtua më dëshirën, vullnetin dhe kontributin e besimtarëve të kësaj ane, e mu këtu qëndron madhështia e kësaj xhamie.
Më tutje Myftiu Tërnava foli për historikun e ndërtimit të xhamive, përse tha: “Tradita e ndërtimit të shtëpive të Allahut është e hershëm. Allahu xh.sh., i ka udhëzuar pejgamberët në vazhdimësi prej Ademit a.s. e deri te Muhamedi a.s. që të thërrasin njerëzimin të besojnë Allahun – Krijues të kësaj gjithësie. Dihet nga historia islame, Muhamedi a.s. kur bëri shpërnguljen nga Meka në Medinë iniciativën e parë që mori qe ndërtimi i xhamisë”.
Ndërsa duke folur për rolin e xhamisë në shoqëri, Myftiu Tërnava tha: “Xhamia është institucion që bashkon popullin, është institucion e që e ofron shoqërinë,  e edukon  dhe e fisnikëron atë.”
Kryetari i Këshilli të BI së Podujevës, Bekim Jashari, pasi përshëndeti e falënderoj të gjitha ata që kontribuuan për ndërtimin e xhamisë ndër të tjerat tha: “Shekulli i kaluar për shqiptarët do të mbahet mend si shekull i vuajtjeve dhe i robërisë. Mirëpo me gjithë sfidat, populli ynë ruajti dy vlerat të fuqishme, besimin dhe përkatësinë kombëtare. Bazuar në këto dy vlera ne ndërtojmë të ardhëm duke i kujtuar të parët tanë që për asnjë moment nuk iu nënshtruan pushtuesve. Ndërtimi i i kësaj xhami është shembulli më i mirë që tregon përkushtimin e këtij populli për fenë e atdheun”.
Imami i xhamisë Islam ef. Hasani duke iu drejtuar të pranishëmve tha se për Batllavën, përurimi i xhamisë është një ngjarje e rëndësishme, ne jemi tubuar sot në këtë ditë të rëndësishëm, në këtë muaj të madhërishëm ku do të bëjmë hapjen solemne të xhamisë sonë të re, të cilën po e përurojmë pas 8 vitesh, punë, përpjekjesh e përkrahjeje nga xhemati i Batllavës, rrethinës e si dhe me përkrahjen e njerëzve të devotshëm, dorëlirë e human.
Një falënderim të posaçëm, imami Islam Hasani i bëri Myftiu Tërnava për përkrahjen, ndihmën dhe kontributin e këtij të fundit për xhaminë e Batllavës..
Batllava ka pasur një xhami të ndërtuar me material të dobët, e cila prej kohësh nuk i ka plotësonte kushtet për kryerën e riteve fetare. Xhamia e re është ndërtuar me material të fortë dhe me objekte përcjellëse që do të jenë në funksion të aktiviteteve fetare për besimtarët e Batllavës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …