Prishtinë, 22 mars 2016
Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon aktet terroriste që ndodhën sot në Bruksel, ku humben jetën qytetarë të pafajshëm, duke u solidarizuar me popullin dhe shtetin belg, lusim Zotin që njerëzimi mos të përballet me veprime të tilla të tmerrshme .
Aktet e tilla, të cilat sjellin viktima, terror e dhunë janë vepra antinjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerëzimin, para të cilave bota nuk duhet të dorëzohet e gjunjëzohet.
Sot në Bruksel edhe njëherë u atakuan qytetarët e pafajshëm, jeta e tyre si dhe vlerat qytetëruese e civilizuese të njerëzimit.
Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar të gjithë, pavarësisht ku ndodh ajo.
Në këto momente të rënda solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen e pikëllimin me popullin mik belg, familjarët e viktimave të cilat sot humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt.
Lusim Zotin e Madhëruar për paqe, qetësi e mirëkuptim!
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës