Shoqata “BEREQETI” për dhe gjatë Bajramit ka shpërndarë mish kurbani për më shumë se njëmijë familje Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 22 tetor 2013 Në prag të Festës së Kurban – bajramit si tradicionalisht Shoqata Humanitare “Bereqeti” në bashkëpunim me drejtorinë e Medresesë edhe kësaj radhe është përkujdesur që të ndihmoj nevojtarët me të vetmin qëllim që edhe kjo kategori e njerëzve të përjetoj atmosferën e festës që në vete ngërthen solidaritetin, kujdesin e sakrificën.Kështu natën e Kurban -Bajramit, Shoqata Humanitare “Bereqeti” u ndau 500 familjeve nga 5 kg mish për drekën e Bajramit, ndërsa për rreth 50 familje të tjera përevc mishit ndau edhe gjërat ushqimore dhe veshmbathje. Shoqata “Bereqeti” ka shpërndarë mish kubani edhe ditën e parë të Bajramit me ç’rat janë ndihmuar 100 familje, ndërsa në ditët tjera, mish kurbani u është shpërndarë edhe 400 familjeve të tjera në Prishtinë e rrethinë.Përveç, kësaj Shoqatë “Bereqeti” ka ndihmuar edhe shoqata tjera me mish Kurbani, kështu Shoqata së Hendikepëve (30 familje), Shoqata e Hendikosit (20 familje), Shoqata e të Verbërve në Gjilanit (30 familje), Shoqata e të Verbërve të Gjakovës (50 familje), Shoqata Sindikale e Pavarur e Pensionistëve të N.T.G. “Gërmia” (30 familje), Shoqata e Invalidëve dhe Pensionistëve të Punës(30 familje), PD e Ashkalive të Prishtinës (25 familje), Shoqata e Grave të verbëta (25 familje) Shoqata Lidhja e Invalidëve dhe Viktimave Civile të luftës së Kosovës në Drenas (20 familje), Shoqata e Grave – Kryefamiljare “BLIRI”, Drenas (20 familje), Shoqata Lidhja e Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës së Kosovës – Fushë Kosovë (20 familje).Drejtori i Shoqatës, Fitim Flugaj na tha se mishi u është shpërndarë nevojtarëve fillimisht që të përgatisin dreken e Bajramit, ndërkaq në vazhdim në bashkëpunim me drejtorin e Medresesë kemi shpërndarë mish kurbani edhe për më shumë se 500 familje. Po ashtu drejtori Flugaj në tha se edhe këtë bajram është ruajtur bashkëpunimi me shoqata e asociacione që tubojnë rreth vetës kategoritë e dala nga lufta, pastaj shoqatat e pensionistët si dhe shoqatat e personave me aftësi të kufizuara për të cilave u kemi ndarë mish Kurbani.