Prishtinë, 18 maj 2020

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, ndonëse ka përfunduar zyrtarisht aksionin “Sofra e Ramazanit 2020 “, ku si target kishte grumbullimin e 10 mijë pakove por falë vullnetmirëve dhe bamirësve ky numër u tejkalua në mbi 20 mijë pako ushqimore dhe higjienike të cilat janë shpërndarë për familjet nevojtare dhe skamnore nëpër Kosovë. Bereqeti megjithatë ende vazhdon të jetë pranë familjeve nevojtare në çdo vend të Kosovës. Në degët e kësaj Shoqate vazhdojnë të vijnë ndihma në artikuj ushqimor dhe higjienik për kategoritë sociale që më pas Bereqeti i shpërnda tek familjet nevojtare . Në vazhdim do të sjellim disa aktivitete nëpër komuna që po zhvillon SHHB “Bereqeti” në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit 2020.

  • Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Dragash ka pranuar sot një donacion prej 3000 pashteta, në vlerë të 589 eurosh, nga Industria për përpunimin e mishit “Meka” me pronar z. Burim Piraj.
  • Dega e Shoqatës “Bereqeti” në Obiliq ka pranuar sot një donacion prej 300 kg miell nga Ilaz Hashani dhe 100 kg miell nga Fanol Shala.
  • Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Pejë ka shpërndarë sot 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell për familjet nevojtare.Për këto ndihma me 500 euro ka kontribuar Bajram Stojkaj, ndërsa pjesën tjetër një donator anonim.
  • Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Ferizaj, ka shpërndarë sot 100 pako ushqimore në qytetin e Ferizajt dhe në fshatrat përreth Ferizajt.Këto ishin donacion nga “Wamy”
  • Shoqata Humanitare “BEREQETI” dega në Prizren në bashkëpunim me Imamin e Xhamisë së Epërme në fshatin Zhur Afrim ef. Memaj kanë bërë shpërndarjen e 33 pakove ushqimore për familjet të cilat kanë mbetur pa punë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVIT 19.Këto pako kanë qenë donacion nga familja e Jeton Zaim Elezkurtaj nga fshati Zhur. Gjithashtu me 10 pako është mbështetur edhe shtabi emergjent i fshatit Shkozë.
    Zyrtarët e SHHB “Bereqeti” bëjnë me dije se ndihmat nuk do të ndalen dhe do të ndihmohet çdo familje që ka nevojë natyrisht duke u mbështetur dhe humanizmin dhe solidaritetin e qytetarëve tanë që asnjëherë nuk ka munguar përkrahja e tyre dhe besimi i tyre në SHHB “Bereqeti”.
Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…